Një i infektuar me koronavirus, është arratisur nga qendra Covid në Shkup, por policia e ka gjetur dhe e ka rikthyer përsëri në spital. Ky informacion në fillim u publikua në rrjetin social Twitter, ndërsa për TV21 e konfirmoi Ministria e Brendshme.
-Dje në orën 21.30 nga spitali “8 Shtatori” u raportua se pacienti B.I. nga Kumanova është arratisur nga Qendra Covid. Pas aktiviteteve dhe masave të ndërmarra nga policia, personi në fjalë është gjetur dhe rreth orës 02.00 u kthye në spital.
Drejtori i spitalit, Kristijan Kostov, nuk ishte i qasshëm për qëndrim mbi këtë rast./TV21
