BDI: Korridori 10D favorizohet 4 me 1, Korridori 8 po sakrifikohet për zgjedhje

TË FUNDIT

BDI akuzon Qeverinë se ka ndryshuar prioritetet në realizimin e projektit të Korridoreve 8 dhe 10D, duke pretenduar se punimet po zhvillohen me raport pothuajse 4 me 1 në favor të segmentit Prilep–Manastir, transmeton TV21.

Sipas BDI-së, një vendim i tillë lidhet me synimin që Korridori 10D të përfundojë para zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa Korridori 8, të cilin e cilëson si korridor strategjik të NATO-s, po lihet në plan të dytë. BDI kërkon transparencë nga institucionet për numrin e punëtorëve, mekanizmit dhe mjeteve financiare të angazhuara në secilin korridor, si dhe sqarime për arsyet e këtij organizimi të punimeve.

Reagimi i plotë i BDI-së.