Kreu i Alternativës Afrim Gashi mbrëmë në “Click plus” deklaroi se të gjitha partitë shqiptare duhet të bashkohen për ta çuar BDI-në në opozitë. Sipas Gashit vetë ideja e tillë është një hap i madh. Shtoi se është në komunikim me të gjitha partitë dhe se do të mundohet për t’i afruar, por vendimi i takon vetë partive.
“Unë mendoj se BDI-ja është ajo që duhet të shkojë në opozitë. Ne duhet të mblidhemi të gjithë bashkë që të bëjmë një ndryshim”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
TV21: Kur thoni inkluzivitet është gjithë përfshirje. Gjithë përfshirje d.m.th. me Aleancën për Shqiptarët dhe me PDSH-në?
-Ne duhet të jemi të hapur për krejt.
Gashi u shpreh se është i gatshëm që të bashkëpunojë pa kushte me partitë shqiptare në interes të popullit shqiptar.
“A po e thoni ma direkt? Alternativa e juaja dhe ju si kryetar e shihni bashkëpunimin me Besën dhe Grupin e zjarrit eventualisht nëse shkëputet prej BDI-së? Unë po flas për dëshirën dhe veprimin politik të cilën ne e shohim si të suksesshëm dhe si mundet të arrijë deri të qëllimi për të cilin po flasim. A ka kushte? A kushte për një arritje të tillë? S’duhet të ketë kushte! D.m.th. një bashkëpunim pa kushte mes juve tre partive? Po!”, shtoi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Megjithatë Gashi nuk do të bënte koalicion me ndonjë parti nëse nuk është pro ndryshimeve kushtetuese.
TV21: A do të bënit koalicion me një VMRO që nuk e ndryshon Kushtetutën?
“Unë si Alternativë, një prej parimeve për të cilën folëm pak më herët nëse bëhet një bashkim më i madh i krahut opozitarë, një prej parimeve mbi të cilën duhet të ndërtohet ai koalicion është agjenda pro-europiane. D.m.th. nuk do të koalicionit me askënd as me VMRO-në në rast se është kundër këtij parimi? Po,po!”, theksoi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
Gashi mes tjerash foli edhe për daljen e saj nga Qeveria dhe hyrjen e partnerit tjetër Aleancës për Shqiptarët, duke akuzuar këtë të fundit se me hyrjen e saj e la të parealizuar premtimin e partisë së tij për rastet e montuara.
