I dyshuari për vrasjen e Sazdos u ekstradua në Maqedoni

TË FUNDIT

I dyshuari për vrasjen e Nikolla Sazdovskit është ekstraduar dhe tani është në dispozicion të organeve të ligjit në Maqedoni. 21-vjeçari u largua nga Maqedonia më 29 qershor 2018, menjëherë pas vrasjes.

Ministria e Brendshme konfirmon për TV21 se personi J.L. është ekstraduar. Për të u lëshua një urdhër arresti dhe ai u kap nga policia gjermane.