Hyri në fuqi dekreti për pajisje të detyrueshme mbrojtëse, vërejtje deri më 30 prill, pastaj gjoba

Must Read

Mickoski në TV21: S’ka më parim “fituesi me fituesin” por “programi me program”

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin ClickPlus në TV21 deklaroi se që...

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është...
- Advertisement -

Ka hyrë në fuqi dekreti me të cilin është e detyrueshme mbajtja e pajisjeve mbrojtëse në fytyrë gjatë daljes nga shtëpia. Nga qeveria informojnë se sot në Gazetën Zyrtare është publikuar dekreti i cili është miratuar në seancën e 45-të.

Me dekret çdo person fizik është i detyruar të mbajë pajisje personale mbrojtëse në fytyrë gjatë daljes nga shtëpia, gjegjësisht gjatë lëvizjes në vende publike dhe hapësira të tipit të mbyllur dhe të hapur, në tregje, në transportin publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura të cilat për shkak të natyrës së tyre të veprimtarisë paraqesin një vend grumbullimi për shumë njerëz siç janë institucionet shtetërore, tregjet, dyqanet, bankat, postat, dhomat e pritjes, institucionet shëndetësore dhe të ngjashme.

“Nën pajisje mbrojtëse personale të personit me dekret do të thotë çdo formë e mbrojtjes që mbulon zonën e hundës dhe gojës (maskë respiratorë FFP2 ose standard më të lartë, maskë kirurgjikale për një përdorim, maskë tekstili për përdorim të shumëfishtë, shall apo shami, etj), shpjeguan nga Qeveria.

Pajisjet mbrojtëse në fytyrë nuk duhet të mbahet nëse qytetari qëndron në oborrin e një shtëpie familjare, ngas biçikletë ose individualisht bënë sport jashtë, lëviz në vende publike të llojit të hapur dhe ka mundësinë që ta ruajë distancën minimale të lejueshme prej dy metrash, si dhe nëse udhëton në një automjet me persona që jetojnë së bashku. Pajisje mbrojtëse personale nuk duhet të mbahet në situata kur personi mban pajisje speciale mbrojtëse kur kryen detyra pune.

Me dekret përcaktohet gjithashtu se të gjithë personat juridikë vendas dhe të huaj janë të detyruar ta sigurojnë veshjen e pajisjeve mbrojtëse personale të punonjësve dhe ta ndalojnë hyrjen dhe lëvizjen e vizitorëve që nuk do të veshin pajisje mbrojtëse personale.

Deri më 30 prill, në rast të shkeljes së dispozitave të dekretit, do të lëshohen paralajmërime, ndërsa më pas do të vendoset gjobë në vlerë prej 20 euro të kundër-vlerës në denarë për secilin person fizik dhe 2,000 euro për secilin person juridik. Personi përgjegjës në kompani ose ndërmarrje, nëse vepron në kundërshtim me dispozitat e rregullores, do të dënohet me gjobë në shumë prej 1,000 euro në kundërvlerë në denarë.

Përgjegjës për mbikëqyrjen janë Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut./MIA

- Advertisement -

Latest News

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës së sportit në fshatin e...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është Klinika infektive. Çdo ditë numri...

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

https://youtu.be/JAU8iVA1Dg0 Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me një sërë kritika për mënyrën...

Nga sonte deri të hënën orë policore! Qytetarët të revoltuar, Filipçe insiston për kontrolle më të ashpra

https://youtu.be/LEiNXM7EEU8 Lëvizja e lirë e qytetarëve zgjati vetëm 10 ditë. Pasi më 26 maj u shfuqizua, dje...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -