Humbje prej 30 deri 40 miliardë euro për turizmin francez shkaku i Covid-19

TË FUNDIT

Sekretari shtetëror francez për turizëm, Zhan Baptist Lemuan në intervistën për “Zhurnal di Dimansh” ka thënë se humbjet në këtë sektor lëvizin prej 30 deri 40 miliardë euro për shkak të “ndikimit të drejtpërdrejtë” të krizës shëndetëesore, njofton korrespondenti i MIA-s.

“Në kohë normale, turizmi gjeneron të ardhura prej 180 miliardë euro ku 60 miliardë vijnë nga turizimi ndërkombëtar. Ndikimi i drejtpërdrejtë i epidemisë është të paktën 30 deri 40 milardë euro”, ka thënë sekretari shtetëror.

“Shumë operatorë na tregojnë se prodhimi i tyre do të ulet prej 20 deri 25 për qind deri në fund të vitit”, ka shtuar ai.

Edhe krahas shifrava katastrofale, Zhan Baptist- Lemuan megjithatë vëren se “francezët marrin pjesë masivisht në ringjalljen e sektorit turistik me atë që e favorizojnë Francën”.

Ai shton se 70 për qind e atyre që kanë shkuar në pushime e kanë zgjedhur Francën.

“Por të jemi të qartë: në kohë normale, Franca pret 17 milionë turistë të huaj çdo verë kur nëntë milionë francezë shkojnë jashtë dhe një pjesë e kësaj klientele ndërkombëtare u zhduk”, ka thënë ai.