Hulumtim: Mbi 80 për qind të britanikëve nuk e respektojnë vetizolimin

TË FUNDIT

Mbi 80 për qind e njerëzve në Britani të Madhe nuk i ndjekin udhëzimet për vetizolim kur kanë simptoma të Kovid-19 ose në rast se kanë pasur kontakt me ndonjë që është pozitiv në test, tregon hulumtimi i zbatuar nga Kolexhi mbretëror londinez .

Hulumtimi e sjell në pikëpyetje efektin e programit anglez për testim dhe ndjekje.

Sipas hulumtimit, vetëm 18,2 për qind e njerëzve të cilët kanë paraqitur simptoma të Kovid-19 në shtatë ditët e fundit nuk kanë dalë nga shtëpia pasi janë shfaqur simptomat dhe vetëm 11,9 për qind kanë kërkuar të bëjnë test për Kovid-19.

Gjithashtu, është konfirmuar se vetëm 10.9 për qind të njerëzve të cilëve u është thënë që të vetizolohen 14 ditë pas kontaktit të afërt me personin i cili ka qenë me Kovid-19 e kanë respektuar këtë.

Qeveria javën e kaluar vendosi gjoba deri në 10.000 funte për shkeljen e rregullave për vetizolim dhe ofroi pagesë për mbështetje prej 500 funteve të punonjësve më pak të paguar të cilët i humbi të ardhurat për shkak të karantinës.

Hulumtuesit thonë se mbështetja financiare për ata të cilët duhet të izolohen mund t’i inkurajojnë njerëzit që t’u përmbahen udhëzimeve.

Studimi është zbatuar mes 2 marsit dhe 5 gushtit në bazë të 42.127 përgjigjeve nga 31.787 të anketuarve më të rritur se 16 vjet.