Hulumtim: Kovid-19 ka qenë i pranishëm në SHBA para paraqitjes së rasteve të para në Vuhan

TË FUNDIT

Sipas hulumtimeve më të reja, koronavirusi ka qenë i pranishëm në SHBA para se të paraqiten rastet e para në Vuhan, Kinë, i cili deri tani konsiderohej si burim i virusit, transmeton “Nashënëll Post”.

Kjo u konkludua në bazë të hulumtimeve të mostrave të 7.389 donatorëve të mbledhur në nëntë shtete amerikane në periudhëln prej 13 deri 17 janar, prej të cilave virusi u zbulua në 106 raste, transmeton portali “Nashënëll Post”.

Mostrat janë mbledhur nga ana e Kryqit të Kuq amerikan dhe janë dorëzuar në Qendrën për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) që të konfirmohet prania e virusit, njofton Forbs.

Thuhet se ky zbulim mund sërish ta ngrit çështjen për prejardhjen e virusit.

Sipas “Uolstrit xhërnal”, ky zbulim tregon se virusi është përhapur në tërë botën shumë para se punonjësit shëndetësorë dhe shkencorë të jenë të vetëdijshëm për këtë.

Hulumtimi u publikua edhe në revistën Sëmundjet infektive klinike.