Hulumtim: 17% e austriakëve do të vaksinoheshin kundër Kovid-19

TË FUNDIT

Në Austri, vetëm një nga pesë persona synojnë të vaksinohen kundër Kovid-19 sapo të jetë e aksesueshme vaksina, tregon një sondazh i opinionit publik.

Sipas një sondazhi të zbatuar me porosit të agjencisë së lajmeve APA dhe televizioni ATV, 17 për qind e austriakëve thanë se patjetër do të vaksinoheshin, ndërsa 29 për qind theksuan se sigurisht që nuk do ta bënin atë.

Edhe 13 për qind e të anketuarve thanë se ishin gati për vaksinim.

Bazuar në këtë hulumtim, ekspertët fillojnë nga fakti se, në këtë moment, 30 për qind e qytetarëve mund të mobilizohen për t’u vaksinuar.

Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anshober më parë kishte thënë se nevojitet normë vaksinimi prej të paktën 50 për qind me qëllim që jeta të kthehet në normalitet.

Në të njëjtën kohë, 83 për qind e austriakëve refuzojnë detyrimin për të vaksinuar dhe vetëm 14 do të mbështesnin një detyrim të tillë.