Zëvendëskryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në “Click 21” tha se me fitoren në Tetovë është dëshmuar se më nuk është e pamundur që të fitosh Bashkimin Demokratik për Integrim. Ai tha se fitorja në Tetovë do të ketë “domino efekt” edhe në nivel nacional.
“Në zgjedhje të pastra partiake, Lëvizja Besa fiton në Tetovë, kjo është një mesazh që ne e lexojmë drejtë, pozitivisht, që udhëheqësia aktuale ka besimin e plotë të qytetarëve në komunën e Tetovës për të ecur projektet të cilat janë nisur dhe nga ana tjetër është mesazh që e lexojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, respektivisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, që nuk është më e pamundur të fitosh BDI-në”, tha Hoxha.
