Hotelierët nuk pajtohen me kufizimin e orarit të punës

TË FUNDIT

Oda e pavarur hotelierike kërkon protokolle të unifikuara dhe rekomandime për punë në kushte të pandemisë,  por nuk pajtohet me kufizimin e orarit të punës.

Në kumtesën e sotme të Odës citohet se çdo vendim dhe ndryshim i  Vendimit për rekomandime parandaluese për  veprim  për mbrojtje nga KOVID-19 me të cilat kufizohet orari i punës  së objekteve hotelierike është jokushtetues.

“Orari i punës  i objekteve hotelierike është konfirmuar në nenin 23 të Ligjit për veprimtari hotelierike, ligj i cili  as nuk është hequr, as pezulluar për momentin. Asnjë vendim  i Qeverisë,  as ndryshimi i saj për rekomandime parandaluese, masa në kohë,  masa të urdhëruara, protokolle të qëllimshme, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtje nga Kovid-19 me të cilin sillen rekomandime dhe protokolle për kufizim të orarit të punës për  punën në objektet hotelierike, orari i punës i të cilave  i konfirmuar me ligj të vlefshëm është jokushtetues”, thonë nga Oda.

Shtojnë se presin ftesë nga Qeveria për pjesëmarrje në krijimin e setit të pestë të masave për mbështetje të industrisë hotelierike.

“Besojmë se Qeveria përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave në tërësi do ta ndërmarrin obligimin dhe përgjegjësinë për mbijetesën e industrisë hotelierike deri në përfundimin e pandemisë Kovid-19 dhe do të krijojnë  masa ekonomike të veçanta të pakushtëzuara për mbështetje financiare  dhe ndihmë të pakthyeshme të hotelierive. Industria hotelierike nuk ka kohë për pritje dhe me qëllim që hotelierët t’i ruajnë të gjitha vendet e punës të punonjësve hotelierik presin menjëherë dhe urgjentisht Qeveria  të sjellë vendim për vazhdim  të masës së subvencionit të bruto pagave nga fillimi i janarit të vitit 2021 me kohëzgjatje  derisa  të zbatohen kufizimet me masa restriktive gjegjësisht protokollet  për punë të objekteve hotelierike ose  deri në përfundimin zyrtar të pandemisë Kovid-19”, thuhet në kumtesë.