Erdogan kërkon heqjen e kufizimeve në mbrojtje, Turqia synon rol më të madh në NATO

TË FUNDIT

“Kufizimet midis aleatëve në bashkëpunimin në mbrojtje, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, duhet të hiqen”, ka thwnw Erdogani në hapjen e Samitit të liderëve të NATO-s në Ankara.

Të martën, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ulur përkrah Erdoganit, tha se do të hiqte sanksionet ndaj Turqisë dhe do të merrte vendim për një shitje të mundshme të avionëve F-35.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO dhe është shfaqur si zhvilluese dhe eksportuese e madhe e armëve. 

Erdogani ka shtuar se Turqia ishte në rrugën e duhur për të arritur objektivin e NATO-s prej 5% të shpenzimeve të mbrojtjes deri në vitin 2030 dhe se ka ndarë një buxhet shtesë prej 24 miliardë dollarësh për projektin e saj të mbrojtjes ajrore “Kupola e Çelikut” për të forcuar mbrojtjen ajrore dhe raketore të NATO-s.

Ai shtoi se aleatët duhet të marrin më shumë përgjegjësi në mbrojtjen e bllokut pa penguar unitetin e aleancës.