Pas tre ditësh protestë në Bulevardin Aleksandri i Maqedonisë, në Autokomandë, pronarët e restoranteve, sot po protestojnë para Qeverisë. Ata janë të pakënaqur me masat kufizuese nga Qeveria, ndërsa revoltën e tyre e kanë shprehur duke vendosur tavolina dhe karrige para Qeverisë, transmeton TV21.
Nga atje thonë se protesta e tyre do të vazhdojë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
