Holanda pritet të zgjedhë kryeministrin më të ri në histori

TË FUNDIT

Holandë po zgjedh kryeministrin më të ri në histori, pasi lideri 38-vjeçar i partisë centrist D66, Rob Jetten, duket se do ta marrë funksionin kryesor pas përfundimit të pjesës së parë të numërimit të votave. Sipas rezultateve paraprake, D66 ka fituar 27 mandate, duke e kaluar partinë ekstremistë të djathtë të Gert Wilders, e cila pritet të marrë 25 mandate.

Ky do të jetë edhe mandati i parë i Jetten si kryeministër, pasi në zgjedhjet e fundit partia e tij fitoi 37 vende, por koalicionet e tjera refuzuan ta mbështesin. Për të formuar qeverinë, Jetten do të ketë nevojë për një koalicion me të paktën katër parti të tjera.

Rob Jetten – që do të bëhet edhe kryeministri i parë homoseksual i hapur në vend – fitoi mbështetje duke premtuar zgjidhje për mungesën e banesave, investime në arsim dhe menaxhim të emigracionit, si dhe përkrahje për Ukrainën, NATO-n dhe BE-në.

Gert Wilders, lideri populist me qëndrime anti-islame, pranoi humbjen dhe përgëzoi Jetten për fitoren.

Jetten tani do të nisë negociatat me partitë e tjera për të formuar koalicionin qeverisës. Një skenar i mundshëm përfshin D66, demokratët konservatorë-kristianë, VVD dhe partinë e gjelbër-laburiste.