Hodai: Cilësia në arsimin e lartë është në rënie të lirë, jemi vonuar me reformat në arsim!

TË FUNDIT

“Jemi të vonuar për reformat në arsim”, kështu tha në Click Blendi Hodai duke shtuar se arsimi i lartë është në rënie të lirë në vitet e fund, shkruan TV21. Hodai përshëndeti iniciativën që siç tha, është momenti i duhur që të bëhen këto diskutime, por ligjin për arsimin e lartë nuk e sheh si zgjidhje të problemit.

Për Hodain, propozim ligji për arsimin e lartë dhe për cilësinë në arsim janë më shumë iluzione për cilësi sesa zgjidhje ligjore që siç shtoi, me këtë ligj do të rritet dembelia e një grupi të caktuar.

E sa u përket vërejtjeve dhe sugjerimeve për Ligjin për arsimin e lartë, Hodai tha se vërejtjet e studentëve nuk janë marrë parasysh dhe shtoi se, nuk pati jusitivikime nga ana e ministrisë se pse vërejtjet e tyre nuk u integruan në ligj.