Çështjet historike nuk duhet të jenë pjesë e marrëdhënieve bilaterale dhe ato duhet t’u lihet historianëve. Maqedonia e Veriut duhet të punojë të kthejë mirëbesimin në kontestin me Bullgarinë.
Kjo është porosia e përbashkët që u dërgua nga eurodeputeti dhe raportuesi i Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Për këtë, Kuçuk ka porositur se duhet të arrihet konsensus politik në vend.
“Nuk ka kuptim, kur unë nuk kam mbaruar për Ekonomi, të vendos për çështje ekonomike. Nuk jam kompetente. Nuk kam mësuar, nuk jam i profesionalizuar dhe nuk e kam njohuritë e duhura. Bisedimet për historinë duhet t’u lihet profesionistëve, por në të njëjtën kohë, politikanët janë përgjegjës për të sjellë vendime politike”, tha Kuçuk, transmeton TV21.
Nga ana tjetër, ministri Osmani ka njoftuar se po bëhet përpjekje maksimale që të vazhdojë dialogu me Bullgarinë, kjo me qëllim të finalizimit të planveprimit me qëllim që të arrihen rezultatet e bashkëpunimit sektorial.
“Me punë dhe përkushtim, besoj se do ta kthejmë mirëbesimin në dialogun, por natyrisht presim edhe mbështetjen e miqve tanë”, tha Osmani.
Pas Osmanit, Kuçuk do ta takojë edhe kreun shtetëror dhe opozitën në vend.
