Hidhet poshtë padia penale e gjykatëses supreme kundër tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Publike Shkup e hodhi poshë  padinë penale të ngritur nga gjykatësja e Gjykatës Supreme kundër kryetarit dhe dy anëtarëve të Këshilli Gjyqësor të RMV-së për vepër penale – Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim të nenit 353 paragrafi 2 në lidhje me  paragrafin 1 të Kodit penal.

“Denoncuesja në padinë penale citoi se të denoncuarit, në përbërje të personave zyrtar, në periudhën nga shtatori i vitit 2020 deri në janar të vitit 2021, e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë vendosjes dhe votimit  në seancë  të Këshillit gjyqësor në të cilën është shqyrtuar  raporti për vërtetim të përgjegjësisë së gjykatëses të Gjykatës Supreme. Ato gjoja i kanë kaluar kufijtë  e autorizimit të tyre zyrtar me qëllim që më rëndë  t’i shkelin të drejtat e të dëmtuarës, ndërsa  megjithatë për arsye  personale dhe politike kanë kryer  ndikim mbi anëtarët e tjerë të Këshillit gjyqësor gjatë vendosjes. Ashtu, propozimi i Komisionit i cili e ka shqyrtuar raportin  i ka propozuar  ndërprerje të procedurës gjykatëses së Gjykatës Supreme e kanë kthyer në përpunim, pastaj kanë zgjedhur anëtar të ri në Komision dhe kanë vendosur pa e njoftuar të dëmtuarën  për rezultatet e votimit dhe për  veprime plotësuese të zbatuara. Më 19.01.2021 Komisioni, pa kurrfarë rrethana plotësuese shtesë, ka sjellur propozim-vendim për shkarkim të gjykatëses në Gjykatën Supreme”, citohet në kumtesën e Prokurorisë publike.

Për shkak të vërtetimit të citimeve në padinë penale,  prokurori publik i ka mbledhur listat e lëndës të Gjykatës Gjyqësore dhe detajisht i ka studiuar.

“Nga analiza e hronologjisë së veprimit të tërësishëm doli se Këshilli Gjyqësor  në seancën e mbajtur më 29.09.2020 ka debatuar  pas raportit të Komisionit me të cilin propozohet  ndërprerja e procedurës  kundër të dëmtuarës. Por,  gjatë votimit  nuk është arritur shumicë e nevojshme prej dy të tretave që vendimi të kalojë, dhe sipas nenit 60-të të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit  për Këshill Gjyqësor është vlerësuar se nevojitet  përpunim i lëndës dhe listat janë kthyer në Komision. Zgjedhja e anëtarit të ri të komisionit të lëndës  është kryer me short, sipas nenit 56 paragrafi 3 i Ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshill gjyqësor. Nga procesverbalet konstatohet se  njëra nga anëtaret e denoncuara të Këshillit gjyqësor aspak  nuk është paraqitur për të marrë fjalën gjatë debatit për raportin, ndërsa e denoncuara tjetër është lajmëruar për të marrë fjalën  dhe ka dhënë mendim të arsyetuar  për të cilën nuk mund të thiret në përgjegjësi, duke i marrë parasysh të drejtat dhe obligimet  e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të shënuara me ligj. Komisioni për vërtetim të përgjegjësisë së gjykatësit ka mbajtur këshillim të ri dhe votim më 18.01.2021, por deri te Këshilli ende  nuk ka dorëzuar raport me propozim-vendimin”, citohet në kumtesë.

Për ato arsye prokurori kompetent publik ka vendosur se në veprimtari  e të denoncuarve  nuk janë përmbajtur elementet e veprës penale e cila ndiqet  sipas detyrës zyrtare. Vendimi është dorëzuar te e dëmtuara, e cila ka të drejtë të ankesës në afat prej tetë ditëve deri te Prokuria e Lartë Publike Shkup.