"Henna",trendi më i ri i konturimit(Foto)

TË FUNDIT

Ndërkohë që konturimi klloun i afrohej shumë efektit kaq shumë të dëshiruar ‘Kardashian’, ekziston një lloj tjetër konturimi i cili nuk kërkon shumë talent për rezultatin final.

Mjaft blogere në të gjithë botën po përdorin teknikën ‘Henna’ për të konturuar fytyrën me një preçision mbresëlënës. Në vend që të aplikohet lënda karakteristike e pemës ‘Henna’, blogeret aplikojnë pudrën dhe korrigjuesin duke përdorur furça të holla e më pas e shpërhapin atë. Aplikimi bëhet në formën e ‘Henna’-s duke vazhduar më tej me shpërhapjen/Anabel.

Ndërkohë blogeret janë duke realizuar edhe një garë mbi videon më të mirë 60-sekondëshe të kësaj teknike, për të fituar çmimin 10 mijë dollarë nga ‘Anastasia Beverly Hills’, një sallon shumë i famshëm që zotëron edhe një linjë të famshme produktesh bukurie.Capture.JPG 1