Hekurudhë e shpejtë Shkup-Nish/ Për ndërtimin e saj Kovaçevski-Bërnabiq do të nënshkruajnë memorandum

TË FUNDIT

Në Beograd ka filluar Panairi i dytë radhazi i verërave, ushqimit dhe turizmit Wine Vision nga Open si pjesë e nismës Ballkani i hapur.  Panairi do të jetë i hapur për publikun e gjerë nga e premtja 17 deri të dielën 19 nëntor 2023.

Këtë vit, panairi do të mbledhë më shumë se 600 ekspozues nga kantina të shumta vere dhe distileri nga mbi 28 vende. Gjysma e ekspozuesve janë nga vendet anëtare të Ballkanit te hapur, përkatësisht 260 nga Serbia, 74 nga Maqedonia e Veriut dhe 21 nga Shqipëria.

Dita e parë e Panairit do t’i kushtohet ekskluzivisht vizitorëve profesionistë dhe takimeve dhe deri më tani janë planifikuar mbi 3000 takime përmes portalit të Panairit, ku vizitorët profesionistë dhe blerësit do të hapin mundësi të reja biznesi për të gjithë prodhuesit e verës në rajon. Këto takime janë një mundësi zhvillimi që do të ndihmojë në rritjen e eksportit dhe shikueshmërisë së verërave.

Në kuadër të vizitës së tij në Beograd, më 17 nëntor, Kryeministri Kovaçevski do të realizojë takim me Kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, si dhe do të nënshkruhet Memorandum për Bashkëpunim për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Nishi në Shkup, ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Ndërtimit, Komunikacionit dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë.

Për të cilën të dyja vendet do të kërkojnë bashkërisht fonde nga BE-ja. Gjithashtu, nën patronazhin e Qeverisë dhe në organizim të Kryeministrit Kovaçevski, do të mbahet manifestimi “Mbrëmja maqedonase”, në kuadër të së cilës do të ketë degustim të verërave dhe ushqimeve tona tradicionale.