HDZ nuk pranon përgjegjësi kolektive dhe paralajmëroi ankesë

TË FUNDIT

Bashkimi Demokratik i Kroacisë në pushtet (HDZ) sot kumtoi se nuk pranon përgjegjësi kolektive me rastin e gjykimit të sotëm të Gjykatës së Qarkut në Zagreb, me të cilin partisë iu shqiptua gjobë prej 3.5 milion kunë (rreth 460,000 euro).

HDZ paralajmëroi ankesë kundër gjykimit.

Në kumtesën e HDZ-së theksohet se partia, pa hyrë në bazat e gjykimit, e heq çdo përgjegjësi kolektive të anëtarëve të partisë si dhe lidhjen e udhëheqësisë aktuale me veprimet individuale që janë çështje e kësaj procedure.

Me mbështetje, siç thonë ata, në punën e pavarur dhe autonome të gjyqësorit, përgjegjësia e HDZ, si një person juridik, lind nga faji i personave përgjegjës, përkatësisht ish-kryetarit të partisë, Ivo Sanader dhe të dënuarve të tjerë, publikoi televizioni H1 i Zagrebit.

Rigjykimi i Sanaderit dhe HDZ-së në çështjen e “pastrimit të parave nga kompania e marketingut Fimi Media” filloi në 2016 pasi Gjykata Supreme e rrëzoi vendimin e 2013.

Ivo Sanader sot u shpall fajtor dhe u dënua me tetë vjet burg për nxjerrjen e parave nga agjencia e marketingut “Fimi Media”.

Në këtë rast, partia e tij HDZ është gjetur përgjegjëse për korrupsion.