Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, kanë nënshkruar marrëveshje binjakëzimi, nga ku kanë deklaruar se këto dy komuna janë shembulli më i mirë i bashkëpunimit ndërkufitar për 17 vite.
Mirëpo në statusin në Facebook, të kryetarit të komunës së Kosovës Lutfi Haziri, i cili mes tjerash e quan mik kryetarin e komunës se Kumanovës, Maksim Dimitrievksi, Haziri, mbiemrin e të parit të Kumanovës, e ngatërron me Damianovski.
“Pasdite e mirë në Maqedoninë e Veriut. Bashkëpunimi 17- vjeçar mes Komunës së Gjilanit dhe Komunës së Kumanovës, sonte kulmoi me binjakëzim. Falëmnderit kryetarit të kësaj Komune, mikut tim, Maksim Damianovski, për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që e kemi pasur ndër vite. Binjakëzimi nënkupton afrim edhe më të madh mes vete, pasi që jemi bërë shembulli më i mirë i realizimit të projekteve të përbashkëta komunitare. Shihemi nesër në ceremoninë zyrtare!”
