“Hazard më i miri në Premier League”

TË FUNDIT

Oscar beson se Chelsea e ka në mesin e saj lojtarin më të mirë në Premier League, Eden Hazard.

Futbollisti i Belgjikës ka impresionuar në këtë kampionat për skuadrën e Jose Mourinhos.

Braziliani Oscar mendon së Hazard mund të ngrit formën e tij edhe më shumë në të ardhmen.

“Është vështirë të thuhet së cili është lojtari më i mirë, sepse në Premier League ka shumë të tillë, por për mendimin tim Hazard është më i miri”, ka thënë Oscar, i cili më pas i lavdëroi edhe Williamin dhe Diego Costën.