Hashim Thaçi është në Kosovë, e konfirmon Gjykata Speciale e Hagës

TË FUNDIT

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ardhur sot në Kosovë. Lajmin për portalin rtv21 e kanë konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Vizita e tij po monitorohet nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për të takuar familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, kanë thënë nga Gjykata Sepciale në Hagë.

Kjo është ardhja e parë e Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020. Procesi gjyqësor në rastin e tij dhe krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur pak muaj më parë./21Media