Ilir Hasani nga Froni Europian i tha Flakron Bexhetit nga VLEN se Arben Taravari në ditën kur i zgjati dorën Mickosikit bëri thirrje publike që të votohet Siljanovska për presidente.
“Arben Taravari në ditën që u përshëndet dhe i zgjati dorën Mickoskit, bëri thirrje publike që të votojnë Siljanovksën. Nuk është që ju nuk keni bërë thirrje”, tha Hasani.
Ndërkohë, Bexheti kërkoi nga Hasani që ta gjejë deklaratën kur Taravari thotë një gjë të tillë dhe shtoi se në asnjë moment nuk ka pasur deklaratë dhe shtoi se kjo është spekulim.
“Në asnjë moment Arben Taravari nuk ka thënë se duhet të votohet Siljanovska”, tha Bexheti.
