Hasani padit Taravarin për shpifje, Taravari ironizon: Mendova se kanë shkuar në gjykatë për Boban Iliqin

TË FUNDIT

Kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Bashkim Hasani në Gjykatën Themelore dorëzoi padi për shpifje kundër kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Hasani e padit Taravarin për një shkrim në rrjetet sociale, ndërkaq kërkon dëmshpërblim prej 250 mijë denarëve.
Bashkim Hasani- kryetar i degës BDI Gostivar

“Autorizova avokaten Arta Hajdari Imeri që të parashtron padi për shpifje kundër kryetarit të komunës Arben Taravari, i cili pa asnjë dëshmi edhe argument poston fotografinë time në profilin e tij në facebook edhe në të njëjtën fotografi pa asnjë argument akuzon për gjoja përfshirjen time në një aktivitet ilegal, aktivitet i cili ishte parandaluar nga ana e policisë së shtetit, aksion i cili është për tu përshëndetur”.

Nga ana tjetër Taravari ironizon me Hasanin. Mendova se kanë shkuar në gjykatë për Boban Iliqin, ka thënë ai.

“Unë mendova se do shkojnë në prokurori për rastin e Kiçeecit, ose pse është liruar Boban Iliçi që e amnistojnë, por jo se për mua. Unë e përkujtojë kryetarin e degës së BDI-së në Gostivar se para dy vjetësh në veturën e vëllait të tij u kapën narkotikë. Unë publikisht pyes deri ku është rasti i veturës së vëllait të tij ku u kapën me narkotikë. Puna e dytë, dua ta pyes si është puna e një toni të amfetaminës që u kapë në aeroportin e Shkupit”.

Ndryshe Taravari më 17 dhjetor në faceboook shpërndau një lajm me titullin “Shoferi i Nevzat Bejtës dhe personi i afërt me Arafat Muharemin kapen me 100 kologram drogë”. Në fotografinë e lajmit ishte Bashkim Asani.