Hasanbeg, rregullohet kanalizimi por prishet rruga

TË FUNDIT

Baltë, rrugë me gropa, ekskavatorë; këto janë pamjet në një lagje të Hasanbegut të Shkupit. Pas 30 vjetë premtime për rregullimin e kanalizimit, në këtë lagje punët nuk kanë të mbaruar . Në rrugën e njohur Alija Avdoviç po ndërtohet kanalizimi. Fshatarët flasin për vështirësitë që ballafaqohen këto vite.

“Një shi me ra bëhet më zi se si ka qenë. Edhe këtë asfalt ta shtrojnë, bëhet mirë. Momentalisht e kemi shumë rëndë. Nuk mundemi as të kalojmë. Me siguri edhe një javë nuk mund të kalojmë prej këtu”.

“Kjo u deshtë mu bë prej moti. Ne jemi nën ujë qe sa vite. Ishallah drejtohet. Le ta bëjnë asfaltin sa më shpejt. Fëmijë të vegjël kemi, rruga zihet, kemi automjete shumë, ka 50 shtëpi në këtë rrugë. Sa më shpejtë le ta ndërtojnë, mos të hyjmë kështu nëpër baltë”.

“Probleme ka shumë, ka baltë, shkollën e kemi larg. Rruga është e ngushtë, mbushet me ujë kur po bie shi”, kështu u shprehen banorët Muzafer Alili, Raman Aliu dhe Muhalebi Ademi.

Ndërkaq ministri i Mjedisit Hapësinor, Nurhan Izairi, deklaroi se kanalizimi i gjithë fshatit Hasanbeg është në përfundim e sipër.

“Pjesa më e madhe e fshatit Hasanbeg veç më është e kryer. Por ka ngelë edhe një pjesë e cila nuk ka qenë e paraparë në projektin paraprak. Dhe ne këtë vit e financuam këtë  dhe pjesa më e madhe e fshatit është e përfunduar”, Nurhan Izairi, Ministër i Mjedisit.

Banorët e fshatit janë të revoltuar për shkak se fëmijët e tyre duhet të kalojnë për çdo ditë në këtë rrugë. Ata shpresojnë që sa më shpejtë të zgjidhet ky problem.