Vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quajtur “mashtrim” duke thënë se kjo shpërfaq mashtrimin në shkëmbim të votës.
Në Facebook Haradinaj ka shkruse se përveç mashtruese, rritja e pensioneve “është gjysma dhe nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve, por edhe lë jashtë kategori të tjera sociale”. Sipas Haradinajt, Qeveria po i mashtron një ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë.
Ish-kryeministri Haradinaj ka premtuar se në Qeverinë e ardhshme “qysh në ditët e para të qeverisjes të gjitha pensionet dhe skemat pensionale do të kenë rritje të menjëhershme prej 50%”./21Media