Banorët e Haraçinës protestuan para zyrave të EVN-së në Shkup për shkak se dy ditë me radhë janë pa energji elektrike.
Te revoltuar ata sot u mblodhën në filialin në Butel për të kërkuar takim me njërin nga drejtorët e EVN-së.
Njëri nga protestuesit i revoltuar hodhi akuza se rrymën po e ndërprenë njerëz të afërt të LSDM-së për siç tha, qëllimi politike. A madje dërgo kërcënime për një drejtor të cilit nuk ia përmendi emrin.
“Se ka burra këtu që vetëm flasin, por kur të them unë, do ja tregoj atij qejfin . Direkt me mu ka punë, jo veç me fol këtu llafe, atij unë ka me ja tregu qejfin, ai 25 mijë banorë me i shti në binarë. 3 piuna i ka në Haracinë, 1 e ka në Kumanovë, me 25 mijë banorë me luajt, ka njerëz të sëmurë dhe ai të del dhe të bëjë hajgare, unë kam me i shti në binarë, po s’ka ja bë nëna atij, i ka kërcënua 25 mijë banorë, jo mua. Edhe ai idioti i Kumanovës që e ka ndal rrymën, është bashkëpunëtor i LSDM-së. Edhe mos e akuzoni kryetarin, kryetari s’ka faj”, tha Faruk Ajdini – protestues.
Shumë protestues kishin ardhur me fatura në dorë për të dëshmuar se e paguajnë rrymën. Ata madje thanë se 80% e banorëve paguajnë rrymë dhe se nuk e kanë të qartë, pse dikush po luan me jetën e tyre!
“Shiko 2000 denarë, ja tjetra 4000 denarë. Pardje i kam dhënë 12-13.000 denarë. Sot e treta ditë nuk kemi rrymë”
“Ja sa e kemi paguar gjithsej 00 dhe përsëri e ndalin. Luajnë me fshatin 3000 shtëpi nuk janë pak. Marketet janë kalbur të gjitha janë prishur. Ja të gjitha 00”
I pranishëm në protesta ishte edhe kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, për të cilin banorët thonë se ai nuk ka faj. Ibraimi zhvilloi takim me përfaqësues të EVN-së të cilët i premtuan se rryma do të lëshohet për 4-5 orë.
“Ne e morrëm si obligim ta bëjmë një kërkesë që bashkarisht të jemi nënshkrues të gjithë këto shokë që patëm mundësi ta takojmë drejtorin dhe gjithsesi të vihet në funksion njëherë e përgjithmonë sikur në komunat tjera. Morrëm një lloj garance që kjo shumë shpejtë do ndodhë. Edhe intervenimi na thanë 4 deri 6 orë duhet të bëhet sanimi i defektit“, theksoi Ridvan Ibraimi – kryetar ikomunës.
Kjo nuk është hera e parë që haracinasit mbeten pa rrymë. Pothuajse gjatë tërë vitit ka pasur ndërprerja të cilat kanë zgjatur me javë të tëra.
