Hapet Qendra fotovoltaike në Osllome! Gjatë provës mori flakë një nga kutitë fotovoltaike shpërndarëse

TË FUNDIT

Pothuajse i gjithë kabineti qeveritar shkoi në Osllome për të hapur një qendër fotovoltaike.

E derisa po mblidheshin të ftuarit, flaka e kaploi njërën nga kutitë fotovoltaike shpërndarëse të paneleve.

Nga kabineti qeveritarë  na thanë se kjo ishte vetëm një provë e pajisjeve të montuara dhe se ishte problem teknik, por që nuk përbën rrezik.

Drejtori i EVM-së Vasko Kovaçevski në fjalimin e tij tha se qendra fotovoltaike nisi t’i jep kilovatët e para dhe se po prodhon energji elektrike diellore.

 “Me krenari po themi se qendra fotovoltaike  Osllome 1, po i jep KW  e para të energjisë elektrike në sistem. Dhe me kënaqësi mund të konstatojmë se EVM edhe zyrtarisht e zgjeroi burimin e saj rinovues”, tha Vasko Kovaçecski, drejtori i EVM-së.

Qendra fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike është hapur në hapësirat e minierës së vjetër të Osllomesë. Kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski tha se kjo qendër fotovoltaike do të kryeje shërbimet 2800 shtëpive me energji elektrike.

 “Do t’i furnizojmë nevojat e rreth 2800 amvisërive me energji elektrike dhe bëjmë edhe rikultivimin edhe pajisim  15 hektarë hapësirë. Me këtë si qeveri tregojmë kujdes të veçantë për mbrojtjen e ambientit jetësor. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë, sepse është projekti i parë në të cilin bëhet ndryshimi i energjisë elektrike nga e ndotur në teknologji të pastër”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se më këtë investim edhe zyrtarisht fillon implementimi i agjendës së gjelbër në sektorin energjetik.

 “Fillon implementimi i agjendës së gjelbër në RMV, në veçanti në sektorin e energjetikës. Një agjendë e cila ka të bëjë me jetën, një agjendë e cila ka të bëjë me ambientin jetësorë por një agjendë e cila ka të bëjë edhe me ardhmërinë jo vetëm të sektorit energjetik por në përgjithësi”, deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Kjo qendër fotovoltaike Osllome 1, ka kapacitet për prodhimin e 10 MW energji elektrike dhe kap vlerën 7 milionë euro.

EVM ka nënshkruar marrëveshje edhe për dy qendra fotovoltaike, me çka në Osllome përdorimi i qymyrit do të kalojë në përdorimin e pajisjeve rinovuese të energjisë elektrike, si dhe ndërtimi i qendrës fotovoltaike Osllome 2.