Valmira Zendeli, gazetare:
“Prej sot fillojnë me punë palestrat dhe fitnes qendrat, jemi këtu për të parë nga afër se si do të funksionojnë palestrat me masat e reja të Qeverisë të vendosura kundër koronavirusit.
Të gjithë ata që kanë temperaturë të lartë nuk do të mund të hyjnë në palestër.
Sipas protokollit të Qeverisë në hyrje të çdo palestre duhet të vendosen pjesë të sfungjerit të cilët dezinfektohen pas çdo hyrje të ndonjë klienti.
Valmira Zendeli, gazetare:
“Në momentin që hy në palestër, punonjësit këtu duhet të masin temperaturën e klientëve dhe duhet që të bëhet dezinfetkimi I duarve”.
Gjithashtu në hyrje të objektit duhet të jenë të vendosura, dezinfektuesit, dorezat dhe gjerat tjera mbrojtëse nëse klientët duan që t’I përdorin. Ndërsa në hyrje të çdo derë ishte i vendosur protokolli I Qeverisë se si duhet që sillen klientët nëpër palestra. Irena Mitrevksa, udhëheqëse e një palestre tha se janë të kënaqur që më në fund janë hapur edhe palestrat.
“Mund të them se kishte një lloj lufte për miratimin e të gjitha propozimeve tona por në fund gjetëm gjuhë të përbashkët dhe u pranuan të gjitha propozimet. Është sjell propozim për numër të limituar të klientëve dhe prej më herët caktim të terminëve për ushtrime nëpërmjet lajmërimit në numrat e telefonit dhe nëpërmjet emailit”, tha Irena Mitrevska, udhëheqëse e palestrës.
Në palëstër për momentin kishte pak klientë dhe pas çdo ushtrimi që kryenin klientët duhet të bëhej dezinfektimi i vendit dhe i çdo pajisjeje që përdoret. Punënojësit në qendrat e fitnesit duhet të mbajnë maska ndërsa klientët sipas dëshirës.
“Klientët më nuk do të mund të përdorin peshkirët e qendrave por duhet të marrin peshkir personal, nuk është e lejuar përdorimi i banjove për larje pas ushtrimeve por nëse përdoren të njëjta të dezinfektohen menjëherë”, tha Irena Mitrevska, udhëheqëse e palestrës.
Njëra nga klientet thotë se mezi priste që të hapen palestrat pasi që koha e karantinës ka ndikuar edhe në shtimin në peshë.
“Ndjenja është fenomenale sepse 3 muaj pa aktivitet fizik për dikë që me të vërtetë është I përkushtuar në ushtrime ëshët shumë e vështirë.Edhe pse në shtëpi kam mjetë për ushtrime prap nuk është atmosfera e njejtë si në shtëpi dhe në palestër.Do ta shfrytëzoj cdo ditë për ushtrime dhe shprsoj se nuk do të mbyllen përsëri“, tha Elenora Millokovic, kliente.
Palestrat ishin të mbyllura për 3 muaj dhë dëmet materiale kanë qenë të mëdha për këtë sektor. Qeveria në seancën e 72-të të saj vendosi që nga sot të lejohet edhe puna e sallave për ushtrim dhe fitnes qendrave.
