Hapen mbi 12.700 vende të reja pune? Zaev: Jemi destinacioni më tërheqës në gjithë Evropën juglindore?

TË FUNDIT

Ski-qendra, qendra fotovoltaike, mullinj të erës, energji nga mbeturina, qendër klinike, termocentral me gaz, fabrikë për prodhim të çelikut, hekurudhë, gazifikim, janë vetëm disa nga investimet e reja që i paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev në kuadër të Planit Intervent për Investime 2021-2027. Do të dalin mbi 12.744 punësime të reja nga 30 marrëveshje të cilat tashmë janë nënshkruar me investitorët.

“Vlera e përgjithshme e Planit intervent për investime 2021-2027 është mbi 8 miliardë euro. Pjesa më e madhe janë investimet private ose grante nga BE-ja, koncesione, partneritetet publiko-private, gjithsej 4,2 miliardë euro. Parat tona shtetërore, buxheti ynë, janë pjesë e linjave kreditore të cilat janë siguruar dhe për të cilat flitet sot e kësaj dite, flitet për borxhin shtetëror”, deklaroi Zaevi.

TV21 pyeti se sa mund të na marrin seriozisht investitorët si vend, kur kemi kaq shpesh bllokime të Kuvendit nga ana e opozitës, kemi zgjedhje të shpeshta dhe korrupsion? Kryeministri tha se jemi vend më tërheqës në Evropën juglindore, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor.

“Për shkak se jemi vend anëtar i NATO-s. Edhe në momentet më të vështira institucionet gjejnë zgjidhje. Pse kompania amerikane solli vendim që të investojë në Maqedoni? Caktuam një seancë të veçantë para mesnatës që ekspertët e Mercedesit nga Gjermania të mund të arrijnë me kohë gjatë pikut më serioz të valës së tretë, që ta montojnë pajisjen në fazën e dytë dhe Qeveria punonte, mbante seanca që të lehtësohen protokollet, për shkak se nuk mund as policia, as dogana t’u lejojë hyrje pasagjerëve të caktuar në shtetin tonë dhe jashtë”, tha më tej Zaevi.

Industria ushqimore, industria e automobilave, ndërtimtaria, qendrat e blerjes, deri më tani janë nënshkruar marrëveshje me investitorë nga Turqia, Zvicra, Kanadaja, Italia, Gjermania, SHBA-të, Holanda, Sllovenia si dhe tre investitorë nga vendi.