Qeveria ka nisur procedurat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Ohrit. Ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, nga mbledhja e sotme në Ohër deklaroi se janë marrë vendime konkrete, ndërsa institucionet janë të obliguara të dorëzojnë propozime për ndryshime ligjore që do të rregullojnë urbanizimin dhe largimin e objekteve të paligjshme, gjithnjë në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s.
“Në seancën e korrikut sollëm vendime si qeveri të cilat janë në procedurë për implementim, Ministria për Kulturë dhe Turizëm merr pjesë në mënyrë aktive në të gjitha grupet e punës. Në atë mbledhje qeveria i detyroi Ministrinë e Transportit, Ministrinë e Kulturës dhe Komunat Ohër, Strugë dhe Debërcë në periudhën e ardhshme të përgatisin dhe të dorëzojnë në qeveri propozim për ndryshimin e ligjit për mbrojtje të kulturës së mbrojtur në rajonin e Ohrit dhe më pas të shihet plani për trashëgiminë kulturore në rajonin e Ohrit sidomos në pjesën e urbanizimit dhe ndërrimit të objekteve të paligjshme dhe disa akte ligjore të punohet intensivisht në rekomandimet e UNESCO-s”, tha Lutkov.
Deri në janar të vitit 2026 bashkë me Shqipërinë duhet të dorëzojmë raport për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit tha ministri i cili potencoi se këtë çështje e kanë marr shumë seriozisht si qeveri. Në mbledhjen e sotme në Ohër u sollën këto përfundime.
“Secili organ, secili institucion në periudhën sa më të shpejtë do t’i marrë udhëzimet dhe detyrat pa refuzim sepse vetëm me koordinim të përbashkët do të tregojmë përparim konkret dhe do të dëshmojmë dhe do ta mbrojmë rajonin e Ohrit”, tha Lutkov.
Me këto hapa, autoritetet thonë se synojnë të tregojnë angazhim konkret për ruajtjen e statusit të mbrojtur të rajonit të Ohrit dhe shmangien e çdo rreziku nga listat e UNESCO-s.