Hamdija Elezoviqi kandidat për kryetar të Tetovës nga radhët e LSDM-së votoi sot në vendvotimin 1952 në SHF “Vëllezërit Migjeni” në Tetovë.
“Dola sot të votoj ta përmbush detyrën time qytetare dhe u bëj thirrje në këtë ditë solemne dhe akt solemn për të gjithë tetovarët, në mënyrë masive të dalin dhe të votojnë për atë që mendojnë se është më i mirë për Tetovën dhe për qytetarët e Tetovës”, theksoi kandidati për kryetar Hamdija Elezoviqi.
