Hakohen sajtet e Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë, MPB: Po punojmë për zbardhjen e rastit

TË FUNDIT

Edhe ueb faqet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit sot nuk funksionojnë sepse prej mbrëmë janë hakuar nga haker anonim. Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i është hakuar vetëm ueb faqja ndërsa asaj të Shëndetësisë edhe emalit zyrtar. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka hapur email të ri me të cilin do të komunikojnë me mediat dhe palët e tjera në rast nevoje.

-Ju informojmë se për momentin nuk funksionon ueb faqja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe për momentin është e hakuar. Nuk funksionon as emali zyrtar i të punësuarve në ministri.

-Është hakuar ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe nuk është në funksion prej dje në mbrëmje.

Hakerët nga Tuiteri i tyre thonë se ata nuk kanë rrezikuar serverin emailit të Ministrisë së Shëndetësisë.

-MkdOps në asnjë moment nuk e ka rrezikuar mail serverin e shëndetësisë, vetëm bëmë ekstrakt të porosive email. Sajtet dhe mail serveri janë shuar nga ana e mashtruesve që janë një sistem adminash në këto ministri,-kanë shkruar MkdOps.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se po ndërmerret aktivitet për të hetuar se kush qëndron mbrapa hakerëve anonim. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski tha se nuk dihet nëse janë të njëjtit ata që kanë hakuar ueb faqen e KSHZ dhe agregatorin e lajmeve TIME.mk edhe pse vetë hakerët e kanë pranuar një gjë të tillë.

-Deri në sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë ministrisë së Punëve të Brendshme kanë arritur denoncime nga këto dy institucione dhe ajo që mund të them është se menjëherë janë marrë masat adekuate dhe aktivitetet e duhura me qëllim për zbardhjen e tërësishme të rastit,- tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Nga sektori për kriminalitet kompjuterik në MPB kanë konstatuar se sulmuesit e faqes së KSHZ-së kanë kryer sulm “DDoS” apo një nga sulmet më të fuqishme të softuerëve. Ai është kryer nga qindra kompjuterë paraprakisht të sulmuar që hakerët i kanë pasur nën kontroll. Ky sulm ka pamundësuar shpalljen e rezultateve zgjedhore. MPB vazhdon të hetojë kush e ka porositur sulmin kompjuterik