Eurokomisari Johannes Hahn para fillimit të Këshillit për Punë të Jashtme të Bashkimit Evropian në Luksemburg i ka ftuar të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropianë që të miratojnë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, duke potencuar se negociatat duhet të hapen sa më shpejt pasi që nuk do të jetë sinjal vetëm për Maqedoninë e Veriut por për të gjithë rajonin.
