Gjashtë ditë pa rrymë, pa ujë dhe në ankth për rrezikun që e ka mbi kokë!
Kështu po i kalon këto ditë Vera Trajkovska nga lagja “Pero Çiço” e Kumanovës, pasi një pjesë e madhe e një guri u shkëput nga kodra afër dhe ra në shtëpinë e saj.
Një pjesë e madhe e shtëpisë dhe oborrit u dëmtuan, ndërsa disa pjesë të tjera të shtëpisë më nuk përdoren.
Trajkovska tregon se ka qenë duke fjetur kur dheu ka rrëshqitur në shtëpinë e saj. Ajo mendonte se po binte tërmet, por nga bërtitma e fqinjëve kuptoi se bëhet fjalë për rrëshqitje të dheut. Ky moment për Trajkovskën mund të ishte fatal.
“Unë nuk kam ujë dhe rryma është në rrezik, tani nëse guri bie më shumë sepse sot është dita e gjashtë mund të vijë deri tek zjarri. Është një vend shkëmbor dhe ne i kemi dhënë nga komuna ato 1500 metra katrorë vend si mbrojtje nga përmbytjet e mëdha që kanë qenë përpara dhe shkatërrimi i shkëmbinjve. Kur erdhën ata të shohin ishte e qartë se ai shkëmb me vite varet dhe se duhej të largohej shumë kohë më parë dhe jo të presim të ndodhë kjo ngjarje e pakëndshme, por megjithatë është fat që kam mbetur gjallë ndryshe nëse po të ishte atje do të ishte tragjike”, tha Vera Trajkovska.
Në të njëjtin oborr është dëmtuar dhe një shtëpi tjetër, në të cilën jeton një grua 81-vjeçare.
“Unë jetoj vetëm këtu, vetëm në të njëjtin oborr kam një fqinj tjetër ajo është grua 81-vjeçare dhe ajo do të mbetet vetëm kur unë shkoj në punë kështu që rreziku ekziston për të sepse ajo është vetëm nuk ka kë të thërras ta ndihmojë as asgjë”
Trajkovska theksoi se gjendja nga dita në ditë po vështirësohet nga rrëshqitja e dheut, e nëse kështu vazhdon ajo duhet të shohë për ndonjë alternativë tjetër.
“Mua askush nuk më ofroi të shpërngulem derisa ta rregullohet, ndaj duhet të rri këtu përndryshe të më thoshin të shkoja diku tjetër do pranoja të jetoja të paktën në këto dite dimri sepse nuk kam ujë për higjienë personale si të shkoj në punë mendoj se do të humbas edhe punën time”
I njoftuar për situatën është dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili ka paralajmëruar se komuna do të dalë në ndihmë, por edhe sot, në të ditën e gjashtë me radhë, ende nuk kanë arritur të gjejnë ndonjë kompani për pastrimin e shkëmbinjve dhe rrëshqitjen e dheut. Nga Komuna thonë se bëhet fjalë për ndërtim pa leje, gjë që Trajkovska e mohon.
