Grupi “Lev Tahor” nuk gjen qetësi në Maqedoni! Pas Kumanovës, as në Ohër nuk mirëpriten

TË FUNDIT

Grupi hebre “Lev Tahor” nuk gjejnë qetësi në Maqedoni. Pasi nuk u mirëpritën në Kumanovë, u vendosën në një hotel në fshatin Llaskoçerej i Epërm të Ohrit, por as këtu nuk janë mirëpritur nga një pjesë e banorëve, të cilët kundërshtojnë qëndrimin e tyre këtu.

Të shqetësuar nga kjo situatë, nga grupi “Lev Tahor” vendosën të dalin para mediave. Hayngarten Malke pohon se qëndrimi i tyre është i ligjshëm dhe se nuk e kanë të plan të rrinë gjatë, por vetëm sa të mësojnë më shumë për historinë e hebrenjve në vend.

“Krejt kjo që po ndodh, kur njerëzit ndjekin thashetheme dhe rrjetet sociale, ne hidhemi nga një vend në tjetrin, nuk jemi në gjendje të mbijetojmë dhe ne gjatë gjithë kohës kërkojmë vende ku të fusim kokën, vend ku të gatuajmë, të hamë dhe të presim që gjithçka të qetësohet, nuk jemi në gjendje të bëjmë plan për turizëm, siç e kishim planifikuar”, tregon Malke.

Ajo thotë se kanë vizituar shumë vende të botës e janë mirëpritur, ndërsa Maqedonia është i vetmi shtet ku po ballafaqohen me probleme.

“Ajo që po përpiqemi të themi është se ne jemi në këtë shtet, është një shtet i mirë dhe jam e sigurt se ka shumë njerëz të mirë këtu, pse nuk na lënë neve të jetojmë këtu për një kohë të shkurtër, të na lënë të marrim frymë, të ecim të lirë, atje ku duam të shkojmë, të na lënë të bëjmë çfarë duam të bëjmë dhe të mbetemi me kujtime të bukura për këtë shtet”, shton Malke.

Banorë e fshatit Llaskoçerej i Epërm janë të ndarë në dy grupe, ata që i pranojnë, por edhe ata që nuk i duan “Lev Tahorët” në fshat. Ata që i kanë mirëpritur thonë se nuk ndjejnë rrezik, se janë miqësor dhe deri më tani nuk kanë vërejtur asnjë gjë të dyshimtë.

“Në komunikim me bashkësinë Hebraike në Maqedoni kundër këtyre njerëzve nuk ka asnjë paraqitje se kanë kryer vepra të këqija, ju lutem si njerëz para së gjithash si besimtarë që jemi ta tregojmë anën tonë të mirë dhe t’i mirëpresim në mënyrë humane”.

“Jetojmë këtu, jam këtu 24 orë, vajza ime ka ardhur nga Amerika për 3 javë me fëmijë 1 vjeç e 2 muaj dhe flemë afër dhomës me ata, pra fëmija im është më i rëndësishëm se të gjithë, ndërsa këtu nuk shoh asnjë problem dhe asnjë dhunë”.

“Jam shumë i zhgënjyer nga populli ynë ose nga fshatarët, jo nga të gjithë nga ata që protestojnë se pse kanë ardhur miq në Maqedoni, ne duhet të krenohemi me këtë”.

Banorët e fshatit që nuk i pranojnë 37 anëtarët e grupit “Lev Tahor”, nuk deshën paraprakisht të flasin për qëndrimet e tyre, ndërsa kanë paralajmëruar protestë para hotelit ku po qëndron grupi hebre.