Grupi i njohur ndalon muzikën e vet të dëgjohet në Rusi dhe Bjellorusi

TË FUNDIT

Bendi legjendar britanik Pink Floyd i ka hequr këngët nga shërbimet muzikore në Rusi dhe Bjellorusi, si pasojë e luftës që rusët e kanë nisur në Ukrainë.

Këtë e kanë bërë të ditur me një njoftim të shkurtër në llogaritë e tyre në rrjete sociale.

“Duke qëndruar me botën në dënimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, krijimet e Pink Floyd, nga 1987 e tutje, si dhe të gjitha incizimet solo të David Gilmourit, po hiqen nga shërbimet digjitale muzikore në Rusi dhe Bjellorusi.