Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi nga Çegrani tha se ekzekutivi ka shënuar suksese të vazhdueshme dhe se sipas tij shqiptarët janë më mirë dhe më të fortë se kurdo qoftë, përcjell TV21. Grubi tha se vendi në krizë energjetike nuk ka restrikcione në energjinë elektrike, përmendi kryesimin e vendit me OSBE-në, ndërsa deklaroi se janë bërë shumë pëlqime për punësim të shqiptarëve.
“A ka dikush, kushdo qoftë në Maqedoninë e Veriut, prej shqiptarëve dhe prej të tjerëve që nuk thotë se sot jemi më mirë se kurdo qoftë, se sot jemë më të fort se kurdo qoftë, sepse sot e marrim jo vetëm me llafe, por edhe me vepra edhe e zbatojmë”, tha mes tjerash Grubi.
