Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot në fjalimin e tij para Odës Ekonomike tha se ekzekutivi është i përgatitur për ta realizuar projektin e Korridorit 8 dhe 10D në mënyrë transparente, përcjell TV21. Ai shtoi se nuk njeh politikan që hyn në veprime korruptive me kompani amerikane.
“Nuk njoh politikan në vendin tonë, në rajonin tonë, në kontinentin tonë, në botën tonë, që do të lejonte të lëshohet në veprime korruptive me kompani si “Bechtel&Enka”, ose me shtete si SHBA dhe Turqia. Ne jemi të përgatitur që ky të jetë projekti më i pastërti, më i dinjitetshëm në vend, dhe me përgjegjësi të plotë pohoj se qasja kundër është vetëm për politikë ditore dhe kalkulime politike dhe nuk ka tjetër motiv”, tha mes tjerash Grubi.
