Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se vendimi i BE-së për ta vendosur Korridorin 8 dhe 10D në hartën e korridoreve europiane dëshmon për rëndësinë e kësaj rruge, përcjell TV21. Grubi tha se projekti në fjalë paraqet mundësi për përforcimin e kapaciteteve për kompanitë vendase.
“Për këtë projekt, nga buxheti i shtetit do të ndahen 250 milionë euro çdo vit. Nga ky projekt historik, kompanitë vendore pa dyshim do të kenë interes nga angazhimi i tyre gjatë të gjithë procesit të ndërtimit. Me këtë ligj, është paraparë, gjithashtu edhe me marrëveshjen, se 51 për qind nga resurset duhet të jenë vendase, kështu që nga vlera e përgjithshme e mbi 1,3 miliardë eurove, më shumë se 600 milionë euro do të mbeten te kompanitë vendore”, tha Grubi./tv21.tv
