Grubi: Lidhja Shkup-Tiranë ka qenë e minuar për 30 vjet! Brenda javës nis asfaltimi i autostradës Kërçovë-Ohër

TË FUNDIT

Kërçovë-Ohër-Shkup-Qaf Thanë, Korridori 8 , lidhja e Shkupit me Tiranën ka qenë e minuar 30 vjet, ai projekt është bërë për të mos u realizuar asnjëherë, dhe ne tash po i thyejmë ato barriera 30-vjeçare, kështu komentoi ndërtimin e Rrugës së Arbrit zëvendëskryeministri Artan Grubi. Ai në “Click Plus” në TV21 tha se brenda javës pritet të nis asfaltimi i autostradës Kërçovë-Ohër.

“65 për qind e punimeve në Kërçovë-Ohër është kryer, 97 për qind e trasesë është kryer, të gjitha tunelet janë hapur dhe asfaltimi nis brenda javës të atij projekti”, deklaroi mes tjerash Grubi.