Grubi: Konsensualiteti në vendimarrje është parim i koalicionit qeverisës

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri Grubi në Click Plus deklaroi se në marrëveshjen e koalicionit një nga parimet është konsensualiteti në vendimarrje. Grubi shtoi se konsensusi është parim jashtëzakonishtë i rëndësishëm për një shoqëri multietnike.

“Në marrëveshjen e Koalicionit, një nga parimet të cilët i kemi vendosur dhe me shkrim i kemi është konsensualiteti në vendimarrje. Kjo është një parim jashtëzakonishtë i rëndësishëm për një shoqëri multietnike, sepse në shoqëri multietnike mund të vendos shumica duke mbivotuar pakicën ose komunitetet tjera ose mund të vendoset me konsensualitet që e mbanë shoqërin e shëndosh e model të cilin ne e kemi përqafuar nëpërmjet Marrëveshjes së Ohrit dhe në vendimarrje në Qeveri. Jemi marrë vesh që vendimet të merren me konsensus, vendimet merren në mënyrë kolektive sepse Qeveria është trup kolektiv vendimet nuk i merr kryeministri vetë”, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi në Click Plus në TV21.

Grubi: Konsensualiteti në vendimmarrje është parim i koalicionit qeverisës

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 16. September 2020