Grubi: E gjithë Qeveria e mbështet Teutën, sepse ajo i ka hije Tetovës

TË FUNDIT

Gjatë një vizite në Tetovë bashkë me ministra të tjerë Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka theksuar se e gjithë mbështetja qeveritare do të jetë në realizimin e projekteve që janë nisur në komunën e Tetovës, por duke mos u ndalur me kaq.

Me këtë rast ai njoftoi edhe se Qeveria e mbështet kryetaren Teuta Arifi edhe për një mandat, duke u shprehur se ajo i ka hije Tetovës.

“Një zonjë si Teuta po vihet në ballë në betejën për tetovarët me Covid-in duke hapur qendra të reja të vaksinimit, duke siguruar vaksina, duke luftuar për nxënësit në shkolla dhe kjo është ajo që i duhet Tetovës. Tetovës i duhet Teuta Arifi sepse i ka hije Tetovës”, tha ai, transmeton TV21.