Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliç Radman në një intervistë për TV21 tha pa marrë parasysh mangësitë që ka, nuk ka zgjidhje më të mirë për Ballkanin Perëndimorë. Radman thotë se BE në mënyrë apsolute mbetet faktorë në skenën e politikës botërore.
“Mund të mos jetë ideale, por nuk ka alternativë ndaj BE-së kur flasim për vlerat evropiane, kur flasim për shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, liritë themelore, tregun e përbashkët. bota po ndryshon jashtëzakonisht shpejt ndërsa në një botë të globalizuar me plot sfida nuk mund të kesh përgjigje tjetër përveç BE-së”, tha mes tjerash Grliç-Radman.
