Grevë e përgithshme në Greqi

TË FUNDIT

Sindikata e të punësuarve në sektorin shtetëror në Greqi, prej sot në mëngjes filluan grevë të përgjithshme 24-orëshe, duke kërkuar masa thelbësore në përballjen me pandeminë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në grevë marrin pjesë edhe Federata e të punësuarve në spitalet shtetërore dhe Federata e punonjësve të arsimit në shkollat e mesme, ndërsa gazetarët prej orës 11:00 deri në orën 13:00 do të kenë ndërprerje dyorëshe me punë.

Athina sot është pa metro dhe tramvaj, anijet do të mbeten në porte, për shkak të pjesëmarrjes në grevë të shoqatave nga federata detare greke, ndërsa probleme do të ketë edhe me fluturimet, duke pasur parasysh atë se Shoqata e kontrolluesve të fluturimeve gjithashtu janë në grevë.

Greva e përgjithshme është në kohë derisa Greqia ndodhet në karantinë, ndërsa nga Sindikata e të punësuarve në sektorin publik, mes tjerash kërkojnë, masa thelbësore për mbrojtje të shëndetit të të punësuarve në vendet e tyre të punës; përfshirja e sektorit privat shëndetësor në betejën me pandeminë; punësimet plotësuese në transportin publik, në mënyrë që të shtohet itinerari dhe të pakësohen tollovitë, si dhe rritja e rrogave dhe kthimi i rrogës së 13-të dhe 14-të për të punësuarit në sektorin shtetëror.