Greva në Drejtorinë e Librave Amë vazhdon!

TË FUNDIT

Paga më të larta për 30%, marrëveshje kolektive e korrigjim të titujve të punës. Me këto këkesa të punësuarit e Drejtorisë për Udhëheqje me Libra Amë grevën e tyre e shoqëruan me protesta sot. Marshi protestues ishte paralajmëruar për në ora 15, edhe pse filloi me vonesë 20 minuta rruga ku duhej të kalonin protestuesit nuk ishte e përgatitur për protestë.

E pasi filloi marshi, u mbyll edhe rruga nga Kuvendi e deri te Ministria e Drejtësisë.

Vetëm pas paralajmërimit për protesta përfaqësuesit e Sindikatës për Udhëheqje me Libra Amë u ftuan në takim në Ministri. Bënë të ditur se deri tani nuk kanë pasur asnjë takim, prandaj as nuk ia kishin idenë se çfarë oferte do të marrin.

“Nuk e dimë ende, kompromis gjithmonë ka, nga ana jonë ka ofertë duhet ta shohim çfarë ofrojnë ata sepse deri tani nuk kemi pasur asnjë ofertë”, deklaroi Toni Milloshovski – kryetar i Sindakatës së Librave Amë.

E pas një orë e gjysmë, përfaqësuesit nuk dolën të gëzuar, pasi që oferta e ministrisë nuk kënaqte të gjitha kërkesat e tyre.

“Për fat të keq te pjesa për rritje dhe harmonizim të pagave nuk arritëm marrëveshje, arsyetohen me disa dispozita ligjore dhe akte nënligjore. Ne kishim ofertë konkrete, që këta të punësuar të ndahen nga Ministria për Shoqëri Informatike, do të thotë që nuk mund që kjo kategori e të punësuarve që punojnë me dokumente rreptësisht të besueshme të futen në një kategori me gjithë administratën”, pohoi Marjan Risteski- kryetar i konfederatës së organizatave sindikale të Maqedonisë

Megjithëse u ishte thënë se nuk ka bazë ligjore për rritje të pagave, Milloshovski bën të ditur se greva do të vazhdojë deri sa nuk gjindet zgjidhje edhe për këtë pjesë që është kërkesa kryesore e të punësuarve.

Greva do të vazhdojë deri sa nuk na plotësohen kërkesat, nesër kemi grup punues dhe do të shohim në korniza të ligjit si mund të rritet paga dhe të na I japin ato 30% që i kërkojmë”, tha Toni Milloshovski – kryetar i Sindakatës së Librave Amë.

Nga kjo ofertë nuk ishin aspak të kënaqur të punësuarit që ishin të pranishëm në protestë. Ndërkaq, për shkak të grevës për nevojat e tyre qytetarët edhe më tej nuk mund do të mund të pajisen me çertifikata të lindjes, vdekjes dhe kurorëzimit përpos në rastet urgjente.