Nga ora 6 e mëngjesit të sotëm, për të gjithë udhëtarët të cilët në Greqi do të mbërrijnë nga Britania e Madhe është e detyrueshme karantinë shtëpiake prej shtatë ditëve, kumtuan nga Sekretariati për mbrojtje civile të Greqisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Përveç karantinës, si për të gjithë udhëtarët e Greqisë është i detyrueshëm edhe testi PCR negativ, ndërsa pas mbërritjes kryhen edhe teste të shpejta.
Nga Sekretariati për mbrojtje civile shtojnë se Komisioni i epidemiologëve nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë sot do të mbajë takim në të cilin do të vlerësohen të dhënat epidemiologjike dhe nëse është e nevojshme do të miratohen edhe rekomandime të reja.
Në Greqi, që nga e premtja është në fuqi vendimi për të gjithë ata që mbërrijnë për festat e Vitit të ri dhe Krishtlindjeve, përveç testeve, detyrimisht të jenë në karantinë tre ditore.
