Greqia i ofroi ndihmë Turqisë pas tërmetit të fuqishëm

TË FUNDIT

Gatishmëri që të dërgojë ekipe shpëtimi në Turqi, ka shprehur shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias në bisedë telefonike me kolegun e tij turk, Mevlut Çavushogllu, ndërsa kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis iu paraqit presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dy bisedat telefonike janë pas tërmetit të fuqishëm, që i ka goditur Samosin dhe Izmirin.

“E kontaktova ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Çavushogllu dhe ia shpreha gatishmërinë e Qeverisë greke që menjëherë të dërgojë pjesëtarë të njësisë për ndihmë gjatë katastrofave”, ka shkruar Dendias në “Tuiter”.

Po ashtu përmes “Tuiterit”,  kryeministri grek kumtoi se me telefon ka biseduar me presidentin turk që t’i shpreh ngushëllimet për jetët e humbura tragjikisht nga tërmeti, që i goditi të dy vendet.

“Pa marrë parasysh dallimet tona, këto janë momente kur popujt tanë duhet të jenë të bashkuar”, ka shkruar Micotakis.