Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për çështje globale, ka shprehur kritika të forta ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas vizitës së saj në Kosovë.
Në një reagim të bërë publik në rrjetin social X, Grenell e akuzon Von der Leyen për mungesë reagimi ndaj situatës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim prej pesë vitesh nga Gjykata e Hagës. Ai e përshkruan këtë heshtje si të papranueshme nga ana e një figure që drejton institucionin më të lartë të Bashkimit Evropian.
“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore ndonjë vendi? Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike”, ka shkruar Grenell.